Kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Durrësit i ka dhënë fund beqarisë.

Helenida Sava, mbrëmjen e kësaj të mërkure, kurorëzoi lidhjen e saj disavjeçare të dashurisë me Besin.

Dasma e stilit tradicional, është organizuar në një prej restoranteve që ndodhet në fshatin Pjezë të Shijakut, ku ishin të ftuar rreth 150 persona, rrethi më i ngushtë familjar dhe shoqëror.

“DurrësLajm” ka arritur të sigurojë këto foto nga dasma private e Helenidës, e cila duket se ka ndryshuar krejtësisht look për këtë ditë speciale në jetën e saj.

30-vjeçarja u zgjodh në krye të të rinjve demokratë të Durrësit në mars të këtij viti, pas një gare me dy kanditatët e tjerë, përmes parimit ‘një anëtar një votë’, duke u bërë kështu, vajza e parë që drejton FRPD-në në Durrës.

S.L.