Shumica e femrave duan që ditën e martesës së tyre të ndjehen princesha të vërteta. Ata ëndërrojnë që të shkojnë te bashkëshorti i ardhshëm me karrocë, me kuaj apo me një limuzinë. Por një nuse nga Britania e Madhe, ka zgjedhur një mënyrë krejt të pazakontë. Ajo ka shkuar nga shtëpia e saj tek e burrit, me kamionin e mbeturinave.

Hilli Fletcher, ka dashur ta befasojë Paul, duke arritur me makinën prej 26 tonelatash, për ditën e tyre të madhe.
I fejuari saj 50-vjeçar, ka filluar të qajë, kur e ka parë nusen një vit më të re, që vinte me kamionin e tij të punës.
Nusja së bashku me miqtë e saj, e kishin bindur kryetarin e kompanisë që menaxhon mbeturinat në Birmingham, që t’ju huazojë kamionin.

Përveçse iu ka dhënë makinën në shfrytëzim, atyre iu është ofruar edhe shoferi me këmishë dhe kravatë. Siç shihet në video, nga rimorkio janë larguar mbeturinat, ndërsa kamioni është pastruar dhe dekoruar.