Skeleti është gjetur në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, një nga zonat më të frekuentuara në këtë bregdet.
Kanë qenë pushuesit që kanë gjetur kufomën dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Pritet që në orët në vazhdim të jepen më shumë detaje mbi kufomën, e cila do t’i nënshtrohet analizave mjeko-ligjore për të mësuar më shumë mbi identitetin dhe shkaqet e vdekjes.





