Ditën e sotme është ekstraduar një trafikant shqiptar, që kërkohej prej dy vjetësh nga drejtësia shqiptare.

Ai është Berli Begaj, 24 vjeç, lindur në Fier. Ky person është dënuar me 4 vjet dhe 3 muaj burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Më datën 20.08.2013, në orën 20.30, në lagjen “15 Tetori”, Fier, te stacioni i trenit, u kap në kushtet e flagrancës me  një sasi lënde narkotike, ku u bë arrestimi i tij si pjesë e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Mirëpo, Begaj, u lirua nga gjykata dhe u arratis më pas në Belgjikë.