2 persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi kanë konsumuar veprën penale të vjedhjes. Konkretisht specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë Arian Bunën 38 vjeç, banues në Durrës, pasi i ka vjedhur celularin tip Samsung, shtetases E.P. 26 vjeçe. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 8 të qytetit.
Gjithashtu në flagrancë u arrestua edhe shtetasi Roland Peroj 26 vjeç, banues në Durrës, pasi i vodhi celularin tip Samsung, në lagjen numër 6 të qytetit, shtetasit M.Xh. 16 vjeç, banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale specialistët kanë sekuestruar celularët.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.





