Një 18-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Paulin Doda, banues në Durrës, ka qenë duke drejtuar tip ”Renault”, me targa gjermane HAL140N, pa leje drejtimi, kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga e më pas është përplasur me një shtyllë elektrike, si dhe ka thyer një pemë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.17/1, Durrës, mëngjesin e sotën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.