Kush do ta kishte menduar se ky fëmijë me fytyrë engjëllore do të bëhej një prej njerëzve më të komentuar në vitin 2016? Kjo foto e publikuar në “Facebook” nga Donald Trump në vitin 2013 po bën sërish xhiron e rrjetit.

Me sytë blu dhe flokët biondë, Donald Trump-i shfaqet në moshën e fillimit të shkollës. Në atë kohë, edhe ai vetë nuk e dinte se do të vinte një ditë kur do të ishte në qendër të vëmendjes botërore dhe në gjysmën e rrugës për në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Komentet për këtë foto janë të panumërta.