Një punonjëse policie humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në fshatin Mifol të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë tregut të fshatit rreth orës 04:15.

Automjeti tip “Ford” me targë AA601 FC ku udhëtonin dy persona është përplasur aksidentalisht me një pemë pishë.

“Për pasojë shtetasja Refije Shtrumi, 33 vjeçe, banuese në Berat (Punonjëse Policie Berat) ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa shtetasi  E.Ç., 31 vjeç, banues në Berat ka marrë dëmtime dhe ndodhet në Spitalin Rajonal”, njofton policia.

Policia po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për përcaktimin e shkaqeve të tij.