Një miliarder i dyshuar se ka nxitur një luftë civile afrikane me organizimin e dërgesave të paligjshme të armëve, raketa dhe tanke nga komoditeti i shtëpisë së tij në Ibiza dhe duke kërcënuar se kush nuk i bindet do të përfundojë në kavanoz është arrestuar.
Pierre Konrad Dadak thuhet se ka shpenzuar mijëra euro për të kthyer shtëpinë e tij të madhe në një bazë super makinash të shtrenjta dhe një fortesë.
Dadak akuzohet se ka dërguar disa ngarkesa me armë në Sudanin e Jugut, ku deri tani janë vrarë 10 mijë njerëz nga lufta civile që ka nisur në vitin 2013.
Hetuesit gjetën një email ku ai ofronte 200 mijë kallashnikovë, si dhe raketa dhe tanke në vendin afrikan.
Dadak është arrestuar me urdhër të Europol dhe në pranga kanë përfunduar dhe shumë bashkëpunëtorë të tij.
Dadak, një ish-oficer i ushtrisë polake, ka shkuar të jetojë në Ibiza në vitin 2011.





