Ngatërroi rrugë, por në vend që të merrte korsinë e emergjencës dhe të kthehej mbrapsht mendoi diçka më të shpejtë, të priste rrugën.
E keqja e vetme në këtë mes ishte se ndodhej në autostradë dhe po drejtonte një maune të gjatë 18 metra.
Manovra totalisht e çmendur, e regjistruar në autostradën A15, mes La Specia-s dhe Parmës në Itali, nuk ka kaluar pa u vënë re nga policia rrugore.
Shoferi i maunes, një shtetas rumun, është denoncuar për atentat ndaj sigurisë së transportit.
30 vjeçari është gjobitur gjithashtu me 8 mijë euro dhe kanë nisur procedurat për heqjen e patentës, ndërkohë që nuk mund të drejtojë më kamion për 3 muaj.
Fatmirësisht nga incidenti rrugor nuk u shkaktua asnjë aksident automobilistik.
Shihni videon që demostron “çmendurinë” e shoferit.





