Adoleshentja italiane Martina Giaconi, 17 vjeç, që një ditë më parë u dënua nga gjykata me 18 vite burg për vrasjen e dy prindërve të saj ka rrëfyer në sallën e gjyqit se u ndihmua nga një shqiptar për gjetjen e pistoletës së përdorur në krim.

Ngjarja

Gjykata dënoi dje me 18 vite burg dhe lirim me kusht, 17-vjeçaren e cila për të mbrojtur lidhjen e saj arriti të vriste të dy prindërit. Adoleshentja ka vepruar në bashkëpunim me të dashurin e saj Antonio Tagliata dhe të dy akuzohen për vrasjen e prindërve të vajzës në Ankona, Itali në vitin 2015.

Në momentin që ajo është pyetur në gjyq, ka treguar detaje rreth ngjarjes dhe se si ishte ndihmuar nga një shqiptar, i cili i kishte gjetur pistoletën dhe ia kishte shitur për 450 euro. Pasi kanë marrë pistoletën, të dy të rinjtë kanë hyrë në apartamentin e vajzës dhe djali i shtyrë nga vajza ka qëlluar që të dy prindërit e saj, Fabio Giaconi dhe Roberta Pierini.

Pasi kanë kryer vrasjen, të dy të rinjtë janë larguar menjëherë nga shtëpia dhe kanë shkuar në një kishë për të kërkuar falje. I dashuri i vajzës rrezikon të marrë burgim të përjetshëm, megjithëse po gjykohet dhe vlerësohet shëndeti i tij mendor.