Policia ka një person të ndaluar për vrasjen e ndodhur në Vlorë pak ditë më parë në lagjen “Partizani” pranë një lokali bastesh.
Njoftimi i Policisë së Vlorës
Në datë 24 janë vrarë me automatik shtetasit Ilir Deromemaj, Dhimitër Çani dhe plagosur rëndë shtetasi K.R, banues në këtë lagje, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje janë gjetur e bllokuar me cilësinë e provës materiale 26 gëzhoja e 3 predha armë zjarri, si dhe janë gjetur 2 gëzhoja, në mjetin tip “Fuoristradë” e vjedhur në Fier dhe mjeti tip “Ford Fokus”, të djegur, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët.
Nga verifikimet rezulton se mjeti tip “Ford Fokus”, është poseduar e më pas është shitur te persona të paidentifikuar nga shtetasi Partizan Duraj, vjeç 42, banues në fshatin Frakull, Fier, i cili, u ndalua me iniciativë për veprën penale ’’Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.





