Një person u qëllua 18 herë me armë zjarri, ndërsa ndodhej në makinë para një semafori.

Momenti i vrasjes është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet se autorët afrohen me motorë.

Dy autorët pasi zbresin nga motorë të ndryshëm, qëllojnë nga të dy anët në drejtim të shoferit. Viktima vdiq në vend nga plagët e rënda në kokë dhe trup, pasi 10 nga 18 plumbat e kapën atë.

Mediat raportojnë se viktima ka qenë i lidhur me bandat kriminale në të kaluarën. Ngjarja na fjalë ka ndodhur në Kuala Lumpur të Indonezisë.