Ka shkuar në katër numri i viktimave nga zjarrvënia në një spital privat në Tiranë.

Dashamir Saraçi, objektivi i sulmit, ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda që mori.

Më herët u ndanë nga jeta dy gra që ndodheshin në dhomën ku u regjistrua zjarrvënia, ndërsa një ditë më parë vdiq personi që shkaktoi këtë ngjarje tragjike, Lefter Canaj.