Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësori është regjistruar në Maminas të Durrësit.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe ka vënë në pranga Erjon Çelën, 30 vjeç, banues në Maminas, i cili përplasi të moshuarin N.Ll, 77 vjeç.

I riu ishte duke drejtuar mjetin tip “Renault” me targa AA 246 MU, kur ka aksidentuar këmbësor in. Mësohet se ai ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.