Zef Deda, aktori i famshëm i humorit shqiptar, sot feston ditëlindjen. I biri, Julian Deda, i ka dedikuar atij një mesazh plot dashuri, duke e falenderuar për mënyrën se si ai e ka rritur. Ja çfarë shkruan Juli në Instagram:

 “Sot ka ditëlindjen Bosi i familjes Deda. Babush, u bëfsh 100 vjeç.  Ditëlindjet e prindërve janë absolutisht ditë të gëzueshme, por po të tregohemi të sinqertë me veten, duhet të pranojmë se nganjëherë se si ndjehemi, kur shohim vitet, që kalojnë dhe nuk kthehen më. Por kjo është jeta dhe ne duhet të gëzohemi edhe në këto raste, të jemi pozitivë. Pikërisht këtë na ke mësuar gjithë jetën Babush. Madje vazhdon e na e ushqen me të njëjtin intensitet, ashtu me fjalë të thjeshta, ashtu shkurt e saktë.  Na ushqen me pozitivitet, me energji dhe mbi të gjitha na injekton përdite e më shumë, të qenit një njeri pa hile. Kjo moto e jotja është shumë e rëndësishme për ty dhe sigurisht edhe per mua.  Unë mund të rreshtoj këtu mijëra fjalë, por më mirë po e bej sipas mënyres tënde, shkurt dhe saktë: Je më i miri. Të du fort”.