Hillary Clinton hyn në histori si e para grua që zgjidhet zyrtarisht si kandidate për presidente e një prej partive kryesore në Shtetet e Bashkuara.
Ish-sekretarja e Shtetit, e mori kandidimin zyrtarisht sot, kur u numëruan në sallën e Kuvendit Demokrat votat e delegateve të çdo shteti.
Në një shenjë uniteti, ish-rivali i saj Bernie Sanders kërkoi ndërprerjen e numërimit të mëtejshëm, pasi u kalua kufiri i nevojshëm prej 2383 votash nga delegatët dhe bëri thirrje që procedura e votimit të bëhej me zë.
Clinton do të përballet tani me kandidatin republikan për president Donald Trump, në zgjedhjet e nëntorit.





