Një sherr masiv u shënua këtë të martë në Rrugën e Durrësit në Tiranë, sherr i nisur në ambientet e brendshme të parukeri “Merita” që ndodhet në këtë rrugë.

Dy vajza u nxorën me shkelma nga parukeria, ndërsa vajza e djem pjesëtarë të stafit vijuan t’i dhunojnë ato edhe në rrugë. Për shuarjen e përplasjes u desh ndërhyrja e forcave të policisë. Por një nga vajzat e dhunuara ka rrëfyer për Jeta Osh Qef se ndodhej me motrën dhe fëmijën e saj 1 vjeç në parukeri.

Motra kishte lyer flokët, por kjo i kishte shkaktuar rënie floku dhe djegie të lëkurës. Vajzat kanë refuzuar të paguajnë paratë duke pritur edhe një ndjesë nga ana e parukjeres, por vetë parukierja së bashkë me stafin, që sipas denoncimet flitet se ishin edhe djemtë e saj, i kanë nxjerrë me dhunë.

Vajza thotë se zonja Merita, që është dhe parukierja, i ka marrë telefonin nga dora në mënyrë që mos të denoncojë ngjarjen në polici, ndërsa një mashkull i ka drejtuar edhe pistoletën teksa i kanë nxjerrë nga parukeria. Vajza ka kërkuar ndihmën e të fejuarit të saj, por edhe ai është kërcënuar me thikë nga djemtë e parukieres, – thotë vajza në rrëfimin e ngjarjes.  

 E pyetur se pse nuk e denoncoi këtë dhunë, vajza thotë se ka dasmën së shpejti dhe do largohet jashtë Shqipërisë dhe nuk ka kohë të merret me gjyqe, në të cilat nuk ka as besim.