Kush kujton këngën e famshme të Ardit Gjebreas, “Makina e memories”, me siguri kujton edhe imazhet e bukura të vajzave që shfaqen në klip.
Në pamjet, të cilat ishin të pazakonta për kohën e publikimit të videos, marrin pjesë figura që më vonë do të bëheshin të njohura në Shqipëri, si sitilistja Enada At’Nikolla, por edhe jashtë saj. E tillë është dhe shkencëtarja Fatjona Lubonja, vajza bjonde që shfaqet në pjesën më të madhe të videoklipit. Kur kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga kënga e famshme, Opinion.al zbulon sesi duket sot Fatjona.
Nga të dhënat në profilin e saj në rrjete sociale të ndryshme, kuptohet lehtë se ajo tani ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, larg botës së televizionit dhe shumë larg Shqipërisë. Lubonja është një shkencëtare dhe neurologe në Amerikë, ku punon si profesoreshë në njërin prej universiteteve në vend. Ajo gjithashtu është themeluese e “NeuroErudite” si dhe autore e dy librave. Por, përpos karrierës, nga profili i saj në Instagram kuptojmë se ajo ka ditur të ruajë format perfekte fizike dhe klasin, nëpërmjet pasionit që ka për sportet. Shfletoni galerinë për t’u njohur më nga afër me Fatjonën.





