Është shkarkuar nga detyra ditën e sotme kancelari i Universitetit “Fan Noli” në Korçë, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Sipas “News 24”, shkarkimi i kancelarit ka ardhur pas dyshimeve për shkelje në 4 tendera.

“Ilir Sosoli ka kryer shkelje në tendera. Sosoli ka kryer shkelje në tenderin për rojet në universitet. Shkelja është zbuluar pas një kontrolli të një auditi. Ish-rektori Mero dhe 5 të tjerë kanë marrë vërejtje”, thonë burimet.

Sipas burimeve, Ministria e Arsimit ka marrë masa ndaj stafit të universitetit, pasi mendohet se shkeljet kapin shifra të larta në lekë.