Përsa i përket gjatësisë burrat holandezë dhe gratë letoneze duket se qëndrojnë në krye të klasifikimit, duke u renditur si më të gjatët në botë. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe një studim i fundit, i publikuar në revistën eLIFE.
Mesatarja e gjatësisë së një holandezi është 183 centimetra, ndërsa mesatarja e gjatësisë së një gruaje letoneze është 170 centimetra.
Hulumtimi ka ndjekur tendencat e rritjes në 187 vende që nga viti 1914.
Ndërsa burrat më të shkurtër në planet gjenden në Timorin Lindor (160 cm). Kurse gratë më të shkurtra në botë janë në Guatemala.
Më poshtë keni listën e shteteve me burrat dhe gratë më të gjatë në botë.
Shtetet me burrat më të gjatë në botë:
1. Holanda
2. Belgjika
3. Estonia
4. Letonia
5. Danimarka
6. Bosnjë Hercegovina
7. Kroacia
8. Serbia
9. Islanda
10. Republika çeke
Shtetet me gratë më të gjata në botë:
1. Letonia
2. Holanda
3. Estonia
4. Republika çeke
5. Serbia
6. Sllovakia
7. Danimarka
8. Lituania
9. Bjellrusia
10. Ukraina





