Babai nuk lejon të birin të luajë me përfaqësuesen e vendit të tij në Lojrat Olimpike Rio 2016-të. Mund të ndodhë edhe kështu. Bëhet fjalë për Jordan Larsson djalin e ish- sulmuesit të Barcelonës Henrik Larsson. Ky i fundit nuk e ka lejuar të birin 19-vjecar të jetë pjesë e kombëtares suedeze U-23 në Olimpiadë duke i shuar ëndrrën. Vendimi i Henrik Larsson megjithatë e ka një arsye. 44-vjecari prej vitit 2015 ndodhet në drejtimin e skuadrës së famshme suedeze Helsinborg ndërsa djali Jordan luan si si sulmues te ekipi që trajner është babai i tij. Për të shpjeguar zgjedhjen e tij Henrik Larsson deklaroi:” E kuptoj që ky është një vendim që penalizon Jordan-in, por momentalisht në skuadër kemi pak sulmues dhe unë kam nevojë për shërbimet e djalit tim. Edhe pse i zhgënjyer, Jordan e ka kuptuar situatën në të cilënj ndodhemi, deklaroi ish bomberi i përfaqësueses së Suedisë. Përpara vjen klubi pastaj kombëtarja olimipike shtoi në përfundim Henrik Larsson. Në Lojrat Olimpike që do të mbahen në Brazil janë të shumtë futbollistët që nuk janë lejuar nga klubet respektive për të qenë pjesë e kombëtareve olimpike. Emrat më të njohur janë ata të Paulo Dybalas dhe Mauro Icardit që nuk i janë bashkuar dot Argjentinës.





