Pas dasmës së vajzës së tij Etida Topi, me djalin e biznesmenit Luan Bregasi, Ilirin, ish- presidenti Bamir Topi, ka publikuar në rrjetet sociale një foto të çiftit. Ai ka falenderuar të gjithë për urimet e përzemërta për martesën e vajzës së tij.
“Miq të nderuar,
ju falenderojmë shumë për të gjitha urimet e dërguara me rastin e dasmës së vajzës sonë, Etidës. Gëzofshi në familjet tuaja!
Faleminderit dhe njeherë!”- ka qenë mesazhi i Topit.





