Shkon në tre numri i të vdekurve nga zjarri që iu repartit të hemodializës në spitalin Amerikan, paraditen e djeshme.
Mësohet se sot humbi jetën autori i zjarrvënies, Lefter Canaj, ndërsa dje u gjetën të vdekura në pavion dy paciente femra të cilat po merrnin shërbimin në këtë pavion.
Dy persona të tjerë, mes tyre pacienti D. Saraçi, të cilit iu hodh benzina dhe iu vu flaka dhe një infermiereje me inicialet S. B 34 vjeçe, banuese në Berat janë plagosur. Saraçi ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Policia sot deklaroi se autori i krimit ishte Lefter Canaj, banues në Tiranë ndaj të cilit ishte prerë fletëarrest dhe konfirmoi tezën e shishes me benzinë dhe tentativës për të djegur pacientin.
Por mbeten ende të paqarta motivet që mund të kenë nxitur 57-vjeçarin të kryente këtë veprim të rëndë me pasojë viktima





