Cristiano Ronaldo dhe Conor McGregor janë dy kampionë, por në sporte të ndryshme. Ylli portugez i ka bërë një vizitë irlandezit McGregor në Las Vegas, ku ai po stërvitet për revansh ndaj Nate Diaz në MMA. Dy sportistët janë nga më të paguarit në botë, por futbollisti portugez është mbi irlandezin dhe për këtë fakt McGregor kërkon të bëhet më i paguari në botë. Ronaldo dhe McGregor kanë publikuar dhe nga një foto në profilet e tyre në “Instagram” ku janë fotografuar përballë njëri tjetrit në palestrën ku stërvitet irlandezi gati për t’u ndeshur, por ishte vetëm për realizimin e fotove. Bashkëngjitur fotos që e ka ndarë për mbi 70 milionë ndjekësit e tij, Ronaldo shkruan: Sa mirë që u takuam, vëlla. Ndërsa në anën tjetër Conor McGregor shkruan: Vëllai im Ronaldo erdhi të më vizitonte në palestër sot!
Ronaldo VS McGregor, a ka shanse portugezi?
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport
Ambasada e SHBA kujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Ia kushtoi jetën e saj më të varfërve dhe të sëmurëve
Aksident tragjik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor
Alzheimer, një test gjaku mund të ndihmojë në zbulimin e sëmundjes





