Trajneri i Peterborough United Grant McCann, i ka dhënë kurajo Brad Inman për t’u shëruar sa më shpejt nga dëmtimi i rëndë që pësoi vetëm gjashtë sekonda para se të mbaronte stërvitja. Mesfushori 24 vjeçar e pësoi dëmtimin vetëm 26 ditë pasi i ishte bashkuar ekipit nga League Two nga Crewe. Ai iu nënshtrua një operacioni ditën e shtunë dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave deri në nëntor. “Nuk kisha parë një burrë të qante në atë mënyrë, kështu që më vjen shumë keq për të, por duhet të qëndrojmë të bashkuar,” shprehet McCann për BBC Radio. “Kishin mbetur edhe gjashtë sekonda për t’u stërvitur, kur ai theu këmbën. Ai iu nënshtrua një operacioni dhe jam i sigurt që do të rikthehet më i fortë se më parë. Të gjithë jemi të mërzitur për të.”
Lojtari që theu këmbën vetëm 6 sekonda para se të mbaronte stërvitja
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport
Ambasada e SHBA kujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Ia kushtoi jetën e saj më të varfërve dhe të sëmurëve
Aksident tragjik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor
Alzheimer, një test gjaku mund të ndihmojë në zbulimin e sëmundjes





