Gjatë festivalit kombëtar në qytetin e Cheste-s, në rajonin lindor spanjoll të Valencias, ku demi ndjek nga pas një tufë njerëzish, një dem në vend që të vraponte pas tyre, ka preferuar të hyjë brenda një banke.

Ai arrin të hapë derën e bankës me kokë dhe futet menjëherë brenda. Me shpejtësi disa persona afrohen pranë derës së bankës, të tmerruar nga frika se demi mund të sulmonte punonjësit. Por pas pak momentesh, ai vendos të dalë jashtë. Ndoshta ishte futur për të “tërhequr para”…!