"Kush ka vajza botën ka’’, thotë në një këngë të sajën Irma Libohova. Dhe duhet thënë, na besoni, se janë vërtet ‘’sherbet për bakllava’".
Fatin që të kenë vajza e kanë personazhe të njohur të jetës publike në Shqipëri. Dje, më shumë se çdo ditë, të gjithë ata kanë menduar për bijat e tyre të bukura, duke u bërë dedikime mbresëlënëse, shkruan 'newsbomb.al'. Kuptohet, shoqëruar me foto nga momentet kaluar me to. Ilva Tare dhe Sonila Meço, të dyja gazetare, Alban Skënderaj këngëtar dhe Dritan Hila, ish-zv.ministër dhe njëkohësisht bashkëshort i gazetares Rudina Xhunga, janë disa nga personazhet në foto. Ata sjellin momente vërtet të veçanta, ku duhet thënë që nxjerrin temperamentin e jashtëzakonshëm të pasardhëseve.
Ja çfarë shkruajnë ata:
Ilva Tare-Gazetare: Në telefon, ku ta ketë mësuar? Ëngjëlli i vogël Melody, dashuria e jetës sime.
Sonila Meço-Gazetare: Kur Amaris thotë: 'Të dua deri matanë planeteve Sonka. Dhe unë që mbushem me pafundësi paskëndaj.
Alban Skenderaj-Këngëtar: Dhe kur Dielli perëndon ti vazhdon ndriçon netët e mia.
Dritan Hila-ish.zv.ministër: Ime bijë i ka hipur kalit dhe nuk i zbret, megjithëse ka gjysmë ore që edhe të tjerë duan t’i hipin dhe unë si shoqëri civile i rekomandoj rotacionin.





