Adoleshentja ngel shtatzënë me kushëririn e saj. Ngjarja e pazakontë vjen nga Korça, ku një vajzë ka bërë denoncimin në polici ndaj kushëririt të saj, për shkak të shtatzënisë.
Burime zyrtare nga policia thanë se, kanë nisur hetimin ndaj 29-vjeçarit me inicialet L. L. Procedimi i tij filloi pas kallëzimit të bërë nga një 17-vjeçare, po nga Korça.
Ajo ka kallëzuar se në muajin dhjetor të vitit 2015, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetasin L.L, që ka lidhje gjaku dhe ka mbetur shtatzënë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.





