Nën urdhrat e trajnerit Ahmataj, Teuta është grumbulluar nga elbasanasi dhe ndihmësit e tij Jakupi dhe Kapllani që kanë zhilluar seancën e parë stërvitore pas ndeshjeve të Europa League. Skuadra e Europës ka disa ndryshime ku me grupin nuk janë parë Moçka dhe Lena dy ish lojtarët e Flamurtarit nuk kanë përfunduar bisedimet me drejtuesit dhe nuk dihet ende nëse do të jenë apo jo pjesë e durrsakëve për sezonin e ardhshëm. Më e thjeshtë duket situata për Hodon, Hysenin, Kotobellin dhe Erando Hoxhën të cilët ptitet të rinovojnë nga dita në ditë, duke mos e pasur problem rinovimin. Në stërvitje është parë dhe ish- mesfushori i Skëndërbeut Valdrin Rashnica, i cili është bashkuar me durrsakët dhe sipas informacioneve kosovari është në provë tek ekipi durrsak dhe pritet që në ditët në vazhdim të mbyllë dhe bisedimet me drejtuesit e Teutës. Lëvizjet sapo kanë filluar, nuk do të jenë vetëm këto lëvizjet e Teutës në këtë merkato, pasi priten lojtarë të tjerë dhe ndoshta largime, ndërkohë që këtë javë pritet edhe një lojtar ganez i cili do të merret në provë në ekipin durrsak.
Teuta fillon stërvitjen, vjen Rashica, pritet edhe një ganez
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ish-sulmuesi i Sitit dhe Interit mbyll karrierën pasi i vranë shokun e skuadrës pak ditë më parë
Tajvanezët rrezikojnë gjobë deri në 477 dollarë, nëse s’u vendosin edhe maceve mikroçipa
Rezultatet zhgënjyese, Teuta projekton ndryshime në janar
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën





