Dy persona të armatosur janë futur në ambientet e brendshme të një kishë në qytetin Rouen në veri të Francës duke marrë peng personat që ndodheshin brenda për disa momente.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke ekzekutuar dy pengmarrësit dhe duke shpëtuar kështu pengjet. 

Mësohet se mes personave që janë mbajtur peng për disa momente kanë qenë edhe një prift, dy murgesha dhe disa besimtarë.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje nuk jane ende të paqarta.