Çdo ditë po rritet numri i të famshmeve që nuk lanë gjë pa treguar.

E kur jemi të fama padyshim që disa e kanë arritur duke shpalosur “asetet” e çmuara të femrave si linjat trupore.

Modele, këngëtare e aktore që çdo ditë i gjejme në mediat rozë duke u komentuar për “zhveshjen” e që sërish pëlqehen nga publiku.

Jo vetëm kaq, në mesin e tyre kemi edhe të talentuara, por ja që me apo pa dashje “promovojnë” më shumë trupin së zërin.

Po ndalemi tek moderatorja shqiptare, Luana Vjollca e cila njihet për bukurinë e saj dhe që pëlqen të shfaqë të pasmet. Ajo filloi rrugëtimin në muzikë, por nuk u prit edhe aq mirë nga njohësit e muzikës. Gjithsesi Luana vazhdon të mbetet ndër moderatoret më seksi shqiptare.

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret që ka sjellë hite në skenën muzikore, duke u bërë mjaft e dashur për publikun, por edhe Dafina pëlqen të shfaqë të pasmet, në klipe, por edhe në fotografitë e postuara për fansat e saj.

Ajo që s’mund ta mohojmë është fakti që Dafina posedon kualitet të zërit dhe  shpeshherë ajo di të befasoje me projekte të shumta.

Së fundi projekte të reja ka sjellë edhe këngëtarja Enca Haxhia e cila s’ka kursyer së shfaquri linjat bombastike.

Kohët e fundit tek yjet e skenës shqiptare është bërë trend shfaqja e të pasmeve.

Kjo më shumë është shndërruar në konkurim, pasi jo rrallë herë yjet tona si: Tuna, Adelina Berisha, Morena, Shkëndije Muja, s’ndalen së befasuari publikun me anë të fotografive nga palestra apo edhe nga përditshmëria.

Në vazhdim, do t’ju sjellim disa nga Vip-at që pëlqejnë të fotografojnë të pasmet seksi. /Prive.al/