Trupat e dy të rinjve nga Kosova, të cilët ranë viktima të terrorit në Mynih të Gjermanisë, do të varrosen sot në Kosovë.
Diamant Zabërgja, 21 vjeç, do të varroset sot në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë, në orën 14:00, ndërsa viktima tjetër e sulmit të tmerrshëm, Armela Segashi, 14 vjeçe, do të prehet në varrezat e qyteti të Podujevës. Ajo do të varroset po sot, në orën 17:00.
Diamant Zabërgja, Armela Segashi si dhe Sabina Sulaj, janë tre shqiptarët të cilët u vranë të premten në Mynih të Gjermanisë, nga gjermano-iraniani Ali Sonoboly, i cili përveç tyre vrau edhe 6 persona dhe plagosi 26 të tjerë.
Me rastin e kësaj tragjedie, Kosova ka mbajtur ditë zie të dielën, ndërsa në orët e mbrëmjes kanë ndezur edhe qirinj në shenjë kujtimi për humbjen e tyre.





