Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë- Tiranë, në një segment rruge pa ndriçim.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy automjete janë përplasur mes tyre në Fushë Milot, çka ka sjellë më pas aksidentin me bilanc të rëndë.
“Rreth orën 05:10, në rrugën nacionale Lezhë-Tiranë, në Fushë -Milot, në një segment rruge pa ndriçim, ka ndodhur një aksident automobilistik. Janë përplasur mjeti “Benz” me targa TR 0143 M dhe mjeti “Benz” me targa LA 9785 A”, bën të ditur policia.


