19 persona kanë vdekur pas një sulmi me thikë në një qendër për persona me aftësi të kufizuara në qytetin Sagamihara në Japoni.
Mediat lokale raportojnë edhe për 25 persona të tjerë të cilët kanë mbetur të plagosur, 20 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës (me orën lokale), ndërsa i dyshuari është një 26-vjeçar, një ish i punësuar në këtë qendër, i cili u vetëdorëzua pas aktit në polici.
Sipas gazetës “Asahi Shimbun”, autori besohet t’u ketë thënë policëve se e kishte bërë gjithë këtë pasi “dëshironte të zhdukte të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuara nga kjo botë”.
Qendra për persona me aftësi të kufizuara gjendet 45 kilometra ne jugperëndim të Tokios dhe është pjesë e prefekturës së Kanagauas.





