Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Policinë Fier, kanë arrestuan në flagrancë Almir Cahani, 23 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem, në vendin e quajtur “24 Orëshi”, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin fuoristradë tip “BMW X5”, me targë “AA 665 KA”, në drejtimin Tepelenë-Levan, në të cilin u konstatuan 9 shtetas sirianë, nga të cilët 5 burra, 2 gra dhe 2 fëmijë.
Shtetasit sirianë ju dorëzuan shërbimeve të policisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.





