Cristiano Ronaldo, ylli i Real Madridit, vazhdon pushimet e tij verore. Portugezi, që ka njoftuar tashmë se nuk do të kthehet në stërvitje me “Los Blancos” deri më 10 gusht, i ka shtrirë pushimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mënyrë të veçantë, Cristiano Ronaldo është këto ditë në Las Vegas. Në të vërtetë, një nga gjërat e para që bëri CR7 në këtë vend, ku mbërriti nga ishulli i Madeiras, ku hapi hotelin me emrin e tij, ndoqi një koncert të këngëtares dhe aktores Jennifer Lopez. Cristiano Ronaldo jo vetëm e ka shijuar koncertin, por ka pasur mundësi të ndajë një moment me këngëtaren, e cila sapo kishte festuar përvjetorin e saj. Një ditëlindje, të cilën Cristiano Ronaldo jo vetëm e ka bërë publike në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale, por edhe e ka uruar e përgëzuar Jennifer Lopez. Një urim, të cilin aktorja dhe këngëtarja bukuroshe latine e ka vlerësuar shumë.
Cristiano Ronaldo përfundon “në krahët” e Jennifer Lopez
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rusia godet pa mëshirë, qindra dronë dhe raketa bien mbi Ukrainë
Shpërndanin kokainë në një lokal nate/ Prokuroria e Beratit dënon me burg pronarin, truprojën, menaxherin dhe kamerierin
Izraeli në këmbë, objekti është Lamine Yamal/ Ministri i sigurisë: Flamuri që ai mbante nuk ekziston, i biri i një myslimani
E qëlloi 77 herë me gërshërë dhe më pas e mbyti, dënohet me burgim të përjetshëm 20-vjeçari që i mori jetën studentes italiane





