25 korriku është një ditë speciale për Kryeministrin Rama, pasi në këtë ditë ka ditëlindjen djali i tij vogël, Zaho.

Shefi i qeverisë ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta uruar sot të birin në këtë 2-vjetor, duke postuar një foto të dorës së vogël të Zahos mbi dorën e Ramës, të cilën e quan dhe si ‘Fotoja e ditës’.

Menjëherë pas postimit në “Facebook”, të shumta ishin urimet e ndjekësve për djalin e Ramës, por një koment ka dalë në krye pasi përmban një mesazh kuptimplotë për Kryeministrin.

“Edhe 100 Zaho… Një fëmijë po ndiqte babanë nga mbrapa, dhe babai i thotë: Kujdes bir ku vendos këmbët. Kujdes ti baba se un mbi gjurmën tënde po ec…”!

Ky është komenti ku urohet Zahoja, por njëkohësisht përmban dhe një mesazh për Ramën, si për t’i thënë që Kryeministri duhet të tregohet i kujdesshëm sepse dikush ecën në gjurmët e tij tashmë. Komenti ka marrë mjaft pëlqime edhe nga ndjekësit e tjerë.