Spitali Amerikan po u bën presion mediave për heqjen e emrit të spitalit nga lajmi i vënies së zjarrit nga ana e një pacienti në ambientet e brendshme të këtij spitali, ku humbi jetën një person (Lexo këtu).

Konkretisht, Spitali Amerikan ka kërkuar në formë presioni ndaj “Report Tv”, për heqjen e emrit të spitalit nga lajmi në këtë televizion. Spitali Amerikan ka shantazhuar se në të kundërt, “Report Tv” nuk do të përfitojë nga buxheti i reklamave, bën të ditur vetë portali online “Shqiptarja.com”, media tjetër e të njëjtit pronar, Carlo Bollinos.

Edhe pse disa media e kanë pranuar heqjen e emrit të spitalit, ne nuk mund biem pre e shantazhit. Korrektësia e informacionit vlen më shumë se reklama”, sqaron “Report Tv”.

Disa media kanë pranuar të fshijnë lajmin e ngjarjes së rëndë, ndërsa disa media të tjera kanë fshirë emrin e spitalit privat.