Një alarm për bombë, ka shkaktuar panik ditën e sotme, tek banorët në Ventimiglia, Itali. Një telefonatë anonime, sinjalizoi vendosjen e një bombe në treg.

“Herët a vonë do ta paguani të gjithë”- kërcënoi telefonuesi në polici.

Autoritetet italiane u vunë menjëherë në lëvizje dhe evakuuan tregun dhe bankat në Ventimiglia.

Sipas mediave të shtetit fqinj, tregu është rrethuar nga policia, ndërsa ekspertët antieksploziv po kontrollojnë në të gjithë zonën.