Sipas prononcimit të policisë gjermane sulmuesi që vrau nëntë persona, në fund kishte vrarë edhe veten. Por efektivët lanë hapësira për dyshime se mund të kishte edhe ndonjë sulmues tjetër.

Në rrjetet sociale sot është publikuar një foto që ngre dyshime për numrin e sulmuesve.

Si është e mundur që në videon që shihet 18-vjeçari duke qëlluar me armë, ai ka të veshur një bluzë me krahë të shkurtër dhe këpucë të zeza, ndërsa në një foto ku shihet “sulmuesi” duke kryer vetëvrasjen, ai ka të veshur këmishë me mëngë të gjata dhe atlete të bardha?

Kjo dilemë e ngritur lë të kuptohet se në vendin e ngjarjes në Munih pati më shumë se një sulmues.

Mediat dhe policia gjermane raportuan se mund të bëhet fjalë për më tepër se një sulmues, por që një diçka e tillë nuk është deklaruar në konferencën e policisë.

Nga sulmi në qendrën tregtare “Olympia”, të premten mbetën të vdekur 10 persona (duke përfshirë njërin sulmues), ku tre ishin kosovarë, një nga Presheva, tre turq, dy gjermanë dhe një grek.