Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim Angjelin  Ndoj, 29 vjeç,  banues në Laç.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësore Durrës  ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.