Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marrë me armë të ftohtë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orgjost në Kukës mbrëmjen e së shtunës.
Nga hetimet paraprake të Policisë rezulton se, Ismail Memishi ka plagosur thikë Mirim Hysën, të dy banues në fshatin Orgjost.
Hysa u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Kukësi, por nuk u mbijetoi dot plagëve.


