Dy shtetas shqiptarë kanë mbetur të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në qytetin Limena, afër Padovës, në Itali. Sipas mediave italiane makina e tyre është përplasur me një kamion.
Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur, por ata janë të moshës 27 dhe 30 vjeç.


