Një 44-vjeçar banues në Marikaj, Durrës është vënë në pranga nga policia pasi në segmentin rrugor Sukth – Maminas, po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe për pasojë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Është lënduar vetë drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeri, shtetasi E.S., 31 vjeç, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Durrës është larguar në banesë.

Njoftimi i policisë:

Durrës 

Vihet në pranga një shtetas pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë  shtetasin M.M., 44 vjeç,   banues në Marikaj, Durrës, pasi në segmentin rrugor Sukth – Maminas, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “ Benz ” ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në kanal.
Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeri, shtetasi E.S., 31-vjeç, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Durrës është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.