Dy persona të armatosur kanë grabitur filialin e një banke të nivelit të dytë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:20. Sipas të dhënave paraprake, dy persona me kapele kanë hyrë si qytetarë në bankë dhe nën kërcënimin e armëve, grabitësit iu kanë kërkuar arkëtareve t’iu jepnin lekët. Pasi kanë marrë 2 thasë me para ata janë larguar me shpejtësi në rrugicat pas bankës, që ndodhet në qendër të qytetit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkaq grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Nuk dihet ende shuma e grabitur.





