Në finalen e madhe mes Francës dhe Portugalisë, fusha e blertë u pushtua nga mijëra insekte, që shkaktuan bezdi jo vetëm tek lojtarët, por tek të gjithë të pranishmit në "Stade de France".

Por insektet kishin hyrë shumë më para së të niste ndeshja , duke penguar edhe përgatitjet për finalen e “Euro 2016”.

Mësohet se stafi  i mirëmbajtjes së stadiumit, kishte lënë prozhektorët ndezur natën para ndeshjes, gjë që bëri që insektet të hyjnë brenda. Drita së bashku me lagështirën tërhoqi insektet. Një moment i pazakontë ishte ai kur pas dëmtimit të Cristiano Ronaldos, atij i ndaloi në fytyrë e qafë një flutur.