Kreu i PD-së Lulzim Basha, është ndalur sot në një takim me biznesmenë e banorë në zonën e Porto –Romanos në Durrës. Në sy ka rënë mungesa e Osman Stafës, kreut të shkarkuar të degës lokale të Durrësit, ndërsa të pranishëm kanë qenë anëtarë të kryesisë së forcës opozitare.

Basha u ndal në fabrikën e përpunimit të letrës në këtë zonë, një investim i fuqishëm i cili është mbështetur nga Banka Botërore. Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave.

Bardh Balza, administratori i fabrikës që ka një numër të madh punonjësish, mësohet se i ka bërë të ditur kreut të PD-së,një sërë ankesash në lidhje me ecurinë e aktivitetit. Kjo është hera e parë që Basha vjen në Durrës, dhe nuk pritet e nuk shoqërohet nga kreu lokal i PD-së.