Fotot e disa ditëve më parë ku këngëtarja Rita Ora shfaqej nën shoqërinë e kampionit të Formula 1, Lewis Hamilton, duke u argëtuar në Ulqin, bënë xhiron e rrjeteve sociale, shumë prej të cilëve aluduan për një lidhje mes tyre.
Por tashmë ka qenë këngëtarja e famshme, e cila ka publikuar disa video nga garat e Hamilton, në Snapchat, duke i shoqëruar me zemra. “Ja për çfarë e kam fjalën”,- shkruan ajo bashkangjitur videos. E pra, duket se diçka më shumë ka filluar të lindë mes dyshes simpatike.





