Makina e kryetares së komunës të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka rënë pre e hajdutëve mëngjesin e sotëm,
Makina ka qenë e parkuar në hyrje të parkut të Gërmisë, ndërsa ajo po bënte vrapin e përditshëm.
Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e makinës së saja, duke i vjedhur kuletën edhe disa dokumente personale.
Këtë ngjarje e ka konfirmuar edhe vetë Mimoza Kusari-Lila, e cila në një prononcim për “Zëri.info” thotë se:
“Herët në mëngjes më është thyer vetura, si çdo ditë që shkoj në Gërmi për të vrapuar e kur jam kthyer nga vrapimi në orën 7:00, e kam parë që më është thyer vetura. Më është vjedhur kuleta personale si dhe disa dokumente. Nuk e di nëse ka qenë vjedhje ordinere apo jo, por ka pasur edhe vetura tjera përreth. Ka mbetur që policia ta hetojë rastin”.





